MENU
klinika

Tentoi të trafikonte heroinë drejt Greqisë

Dënohet me 4 vite e 8 muaj burg 53-vjeçari në Sarandë

13.11.2021 - 09:35

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, 53-vjeçarin Qemal Selmani të akuzuar për tentativën e trafikimit të 4 kg 870 gram heroinë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafe-Botës. Vendimi është dhënë disa ditë më parë nga Gjyqtari Alban Veçani ndërkohë që prokuror i çështjes ka qenë Ilir Hoxha.

Selmani përfitoi ulje të 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, pasi Gjykata kishte kërkuar për të 7 vjet heqje lirie.

Si u arrestua
Më datë 28.11.2019 duke drejtuar automjetin e markës “Volkswagen” me targë “AA 817 UO” në të cilin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, Selmani është paraqitur në sportelin e Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë me qëllim daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Pasi punonjësi i policisë kufitare ka kryer regjistrimin në sistemin TIMS të daljes nga territori shqiptar të shtetasit Qemal Selmani ka urdhëruar që ky shtetas së bashku me automjetin me targë “AA 817 UO” të paraqiteshin pranë Pikës Doganore Kakavijë me qëllim kalimin e automjetit në fjalë në kontroll të imtësishëm me anë të skanerit. Gjatë kontrollit me skaner të automjetit me targë AA 817 UO u konstatua se “në pjesën e pasme në anën e majtë tek goma në shasi, vërehet një vrimë drejtkëndore me përmasa 17 x 9cm e cila të çon në një hapësirë në formën e një kutie me përmasa 97 x 25 x 9cm në dysheme ne te cilën gjenden 12 pako të lidhura dy e nga dy të bashkuara në gjashtë grupe me natriban me ngjyrë të tejdukshme. Brenda tyre vërehet material i ngurtë me ngjyrë kafe e llojit heroinë. Lënda e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “heroinë” pasi u mbyll në qeset e provave iu nënshtrua peshimit të saj ku rezultoi të kapte peshën prej 4.87 kg dhe në vijim sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë