MENU
klinika

Oraret dhe rrugët që duhet të shmangni

Devijohet trafiku në këto segment në Tiranë

24.11.2021 - 15:02

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme planin e ri të qarkullimit në kryeqytet pas nisjes së punës për asfaltimin e rrugëve dytësore të Lotit 2 të Unazës së madhe. Sipas ARRSH-së do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana dhe deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Në këtë segment parashikohet devijimi i trafikut në fashën orare 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

“Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha””, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Njoftimi i ARRSH

Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2. Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për këto punime që po kryhen.