MENU
klinika

Kurti prezanton marrëveshjen për kalimin në kufi

“Do ngrihen zyra doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano”

26.11.2021 - 12:07

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri, prezantoi marrëveshjen e arritur për lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve.

Në fjalën e tij Kurti deklaroi se kjo marrëveshje parasheh ngritjen e pikave doganore të Republikës së Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano.

Sipas tij kjo marrëveshje ka si qëllim thjeshtësimin e procedurave doganore dhe lehtësimin e kohës së pritjes në kufi.

“Unë tashmë po prezantoj marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave të ndërsjellta në procedurat doganore ose kontrollin për hyrje daljen e mallrave.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zbatimi i lehtësirave, thjeshtimi i kryerjes së procedurave doganore dhe zvogëlimi i kohës së pritjes së qytetarëve në kufij.

Kjo marrëveshje parasheh vendosjen zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe në Porto Romano dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në procedurat doganore dhe kontrollit në hyrje dalje të mallrave”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga njohja e kontributeve, te...

Prezantohen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë