MENU
klinika

Pak pasi publikoi këngën me Loredanën

Don Xhoni paralajmëron një surprizë dhe jo thjesht këngë…

30.11.2021 - 07:23

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Pak javë më parë, reperi lançoi këngën “Gjuj për to” në bashkëpunim me Loredanën por siç tanimë jemi mësuar me të, ai nuk ka të ndalur! Pak më parë, artisti ka paralajmëruar se do të vijë me projekte të reja dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këngë, por për ‘specialitetin’ e tij që janë ‘freestyle-t’. Dhe nëse mendoni se do prisni shumë, gaboheni. Don Xhoni do të nisë të publikojë projektet e tij në muajin dhjetor, ndaj bëhu gati!

Me anë të një Instastory, artisti është shprehur se dhjetori do të jetë magjik.

 

 

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Teksa para pak ditësh, Don Xhoni ka publikuar një foto të tijën ku shfaqet i veshur me një xhaketë ‘Gucci’ dhe shuma e saj nuk është aspak e vogël. Një faqe në Instagram ka publikuar se sa kushton veshja e reperit dhe është plot 3,200 euro.

Rikujtojmë se para vetëm disa ditësh, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak ditë pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron mbi 9 milion klikime.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë