MENU
klinika

Buxheti i vitit 2022

Drejtori i Policisë: Ja kush do të marrë shtesë 50% të pagës aktuale

09.11.2021 - 12:34

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano paralajmëroi se nga janari i vitit 2022, do të jenë 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit që do të paguhen shtesë me 50 % të pagës aktuale.

Këtë rritje me 50% shtesë të pagësë aktuale do ta marrin për herë të parë tha Nano edhe punonjësit që kanë gradën inspektor.

“Me buxhetin e vitit 2022, shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, trajtim me paga e shtesë mbi pagë, pagesën e punës në orët e natës, mbi kohë e punës, trajtim të vecantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale.

Për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë”.

Me këtë buxhet për Policinë e Shtetit, Gledis Nani tha se “fondet për herë të parë në 2022 janë parashikuar me rritje 81% ose 555 milionë lekë më shumë krahasuar me vitin aktual, për projekt investimesh”.