MENU
klinika

Takimi me ambasadoren e SHBA

Drejtori i Policisë: Lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm

04.11.2021 - 12:54

Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Pas takimit Nano tha në një prononcim për mediat tha se lufta ndaj krimit e korrupsioni nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe se bashkë do ia dalim për të pasur më shumë siguri e rend në vend.

“Sapo zhvilluam një takim me zonjën ambasadore. Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që Policia e Shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të SHBA-ve, siç dihet SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore të Policisë së Shtetit për trajnimet, logjistikën, konsulencën kështu që e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe këtë mbështetje dhe e sigurova znj. ambasadore që Policia e Shtetit do jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kërkova dhe mbështetje që agjencitë ligjzbatuese mund të japin për Policinë e shtetit. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm, dhe duke marrë parasysh mbështetjen deri tani, jam i bindur që bashkë do ia dalim për të pasur më shumë rend dhe siguri në vendin tonë”, deklaroi Nano.