MENU
klinika

Integrimi

Dy ambasadorët e BE: Po punojmë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare

11.11.2021 - 14:39

Dy ambasadorët e BE-së në Shqipëri, ajo e Francës dhe i Gjermanisë një zëri kanë theksuar se po punojnë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më parë dhe brenda presidencës sllovene.

Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se çështja që e shqetëson më tepër në këtë moment është që të arrihet te mbahet Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pyetja ose çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje”, tha ajo.

Edhe ambasadori Gjerman, Peter Zingraf u shpreh se të gjithë po punojnë për këtë çështje.

“Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurt që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet”, tha ambasadori gjerman.