MENU
klinika

Për të mos u humbur!

E dëgjuat bashkëpunimin e parë të Loredanës dhe Don Xhonit?

12.11.2021 - 11:44

Dy artistë shumë të kërkuar dhe të dashur nga publiku janë Loredana dhe Don Xhoni. Në fillim, pasi dyshja po shihej shumë e afërt, të gjithë dyshuan se ishin në fillim të një romance, pasi shfaqeshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ai ishte prezent në koncertet e Loredanës dhe kënduan një pjesë të këngës “Nëse Don”. Më pas reperja i dhuroi atij disa bluza të sajat, ku shumë prej fansave dyshuan se ky mund të ishte dhe thjesht një bashkëpunim dhe ashtu ndodhi.

Të gjitha fjalët për një lidhje të mundshme, u hodhën poshtë pasi ata postuan një InstaStory ku konfirmuan që shumë shpejt do të vinte një bashkëpunim prej tyre.

Në mesnatë, dyshja e suksesshme ka publikuar bashkëpunimin e parë, të titulluar “Gjuj për to”.

Ky projekt që po pritej me padurim nga fansat e zjarrtë të dyshes, sigurisht që u pëlqye menjëherë prej tyre.

Brenda 10 orësh nga publikimi, projekti i Lorit dhe Don Xhonit i ka kaluar 300 mijë klikime në Youtube dhe duket se është në hapat e duhur për t’u kthyer në hit.

Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, gjersa ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet.