24.11.2021 - 14:51
Një ngacmimi seksual ndaj një 13-vjeçare raportohet të ketë ndodhur në Fier.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një e mitur ka kallëzuar në polici një 63-vjeçar, të cilin e akuzon se para një viti e gjysmë e ka ngacmuar seksualisht.
Pas kallëzimit, policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit F.M., banues në Patos.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysmë ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.