MENU
klinika

Kim, ‘shuplakë’ deputetëve

“E papranueshme gjuha degraduese ndaj grave Parlament”

15.11.2021 - 18:16

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e quan të papranueshme gjuhën e dhunshme, degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti.

Sipas ambasadores udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që japin.

“Duket se është e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (fillimi i 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme… Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruajti në një postim në Twitter, Yuri Kim.