Në fjalën e mbajtur sot Kuvend kryeministri Edi Rama tha se Akademia e Barinjve do të jetë një hapësirë formimi për të gjitha kategoritë e njerëzve duke shtuar se të tilla ka kudo në botë.
Ai ironizoi Partinë Demokratike duke thënë se ajo nuk ka lidhje me të djathtën.
“Meqë ju ka mbetur mendja tek akademia e barinjve, e çobenjve siç thoni ju. Akademitë e fermerëve, barinjve dhe peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk janë akademi ashtu siç e kuptoni ju. Janë hapësira formimi në vazhdim që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm që azhornohen dhe stimulohen me trajnime për tu adaptuar me kohën e re. Mos qeshni me vetë. Këtë flet vetë dhe qesh vetë e keni si linjë partie. Që të kalojmë te akademia e vogël që po bëj unë me ju. Unë jam thjesht një piktor, por për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, dhe nuk qesh kur flas vetë Për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, dëgjoj me shumë vëmendje.
Nuk qesh kur flas vetë. Edhe zhgarravis, ekzakt. Nuk ka asnjë problem. Çfarë problemi keni me zhgarravinat? Duhet të shqetësoheni për imazhin e zhgarravinës që i jepni publikut. Kini më shumë respekt për zhgarravinat, mos u bëni si censura e Komitetit të Partisë. Ju i thoni vetes të djathtë për inerci por me të djathtën skeni lidhje. Ju jeni o i shkret i punëtuar tuaj, bam me këmbë e bam me duar. Juve ju kemi se nuk ju kemi zgjedhur ne, ju kanë zgjedhur të tjerët ndaj ju respektojmë. Dikush këtu tha që si ka mundësi që ju keni planifikuar për 500 dhe pastaj për 700. Duke i thënë njerëzve shikoni si vjedhin këta. Ju aty e keni mendjen që çfarë të kapni. Nga që ju jeni mësuar keq, ju është bërë syri baterr. Nuk po ndodh ashtu siç bënit ju. Ju atë bënit” – tha Rama.