MENU
klinika

“Dhimbje! Nuk ka fjalë për këtë tragjedi”

Edi Rama reagon mbi aksidentin ku humbën jetën 45 shqiptarë

23.11.2021 - 09:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Bullgari, ku pas aksidentit të një autobusi humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…
Dhimbje“, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një konferencë për mediat në Bullgari ka deklaruar se në autobus po udhëtonin 53 persona dhe të gjithë viktimat janë moshë e re mes tyre edhe 12 fëmijë.