MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Eliminohet Kukësi, ka edhe surpriza të tjera

17.11.2021 - 16:34

Janë mbyllur sfidat e luajtura mesditën e sotëm në Grupin A dhe B të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Partizani ka marrë një fitore të vuajtur 2-0 përballë Besëlidhjen në ndeshjen e luajtur në Cërrik.  “Demat” kanë arritur të thyejnë mallkimin që kishin me lezhjanët.

Në sfidën tjetër, Teuta ka mposhtur Korabin me rezultatin 2-0 me gola të Ivanoviç dhe Sebino Plaku.  Ndërsa sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Bylisit vazhdon të luhet, pasi takimi i luajtur në Korçë ka përfunduar me rezultatin 2-2.

GRUPI A

TEUTA 2-0 KORABI

Ivanoviç 12′, Plaku 87′ 

 PARTIZANI 2-0 BESËLIDHJA

Rrapaj 81′ , Zhunior 85′ 

SKËNDERBEU 2-2 BYLIS  (po luhet)

Meksi (p) 23′ , Berisha 45+1′ / Qardaku 14′, 74′ 

Në Grupin B, Egnatia është mundur 1-0 nga Kukësi në sfidën e luajtur në Vlorë, por rrogozhinasit janë kualifikuar për në raundin e tretë duke bërë historinë në Kupë. Vllaznia ka marrë një fitore tenistike 6-1 përballë Pogradecit, duke shënuar plot 6 herë në pjesën e parë.

Flamurtari ka mposhtur 2-4 Kastriotin në “Redi Maloku” duke u cilësuar dhe si surpriza e këtij raundin, ndërsa Laçi ka barazuar 1-1 me Tomorin, por kurbinasin janë kualifikuar për në raundin tjetër pas fitores 0-1 në sfidën e parë.

GRUPI B

VLLAZNIA 6-1 POGRADECI

Mustedanagiç 1′, Aralica 9′, 16′, Latifi (p) 14′, A. Hoxhaj 23′, 26’/  Topllari 55′ 

LAÇI 1-1 TOMORI

Guindo 73’/ Nako 24′

KUKËSI 1-0 EGNATIA

Gj. Taipi (p) 39′

KASTRIOTI 2-4 FLAMURTARI

Karakaçi (p) 13′, Mudrazhija 90+3  / Diamanti 39′ 90+4, Pjeshka 67′, Ribaj 90+2′