MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Ëndërronte Kombëtaren kuqezi, merr ftesë nga Maqedonia

03.11.2021 - 22:53

Ndodh edhe kështu, prej të ëndërrosh ngjyrat kuqezi dhe në fund të marr ftesë nga përfaqësuese tjetër. Mesfushori shqiptar i Istanbulspor, Valon Ethemi, është ftuar nga trajneri i Maqedonisë së Veriut.

Bllagoja Milevski I ka bërë ftesë për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me Armeninë dhe Islandën. Ish-lojtari i Kukësit ka marrë për herë të parë ftesë për të përfaqësuar skuadrën e parë të Maqedonisë së Veriut.

Tetovari më parë ka qenë pjesë e skuadrës së 21 vjecarëve të Maqedonsië dhe me paraqitjet e bëra në këtë fillim sezoni në ligën e dytë turke duket se ka bindur trajnerin e përfaqësueses për ta grumbulluar për takimet që do luhen në mesin e këtij muaji.

Më herët, Valon Ethemi kishte deklaruar në intervista të ndryshme se e priste një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, por Reja si duket nuk e ka llogaritur asnjëherë dhe tani mesfushori shqiptar me siguri do i përgjigjet pozitivisht ftesës së Maqedonisë.