21.11.2021 - 13:06
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu i cili u vra nga fqinji i tij, kanë zhvendosur protestën e tyre në bulevardin e qytetit të Vlorës.
Ata kërkojnë sensibilizim nga qytetarët e Vlorës që t’i bashkohen protestës e për të kërkuar drejtësi për Mateon.
Siç shihet dhe nga pamjet, familjarët e të miturit kanë bllokuar qarkullimin në disa prej rrugëve të qytetit.
Protestës së tyre, i janë bashkuar dhe disa qytetarë. Familjarët kanë marshuar nga paraburgimi deri në zonën e Skelës në Vlorë.
Policia ka bllokuar rrugën ndërsa qarkullimi është ndërprere në bulevard.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Ma sillni këtu kriminelin”