Analisti Fatos Lubonja ka analizuar avantazhet dhe disavantazhet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërkohë që ky i fundit ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e Kuvendit të Partisë nga ish-kryedemokrati.
Lubonja tha në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24” se Berisha ka disavantazh se ka dështuar dy herë që të bëjë mirë për shqiptarët kur ka qenë në pushtet, ndërsa Basha faktin qe e ka partinë copë-copë dhe me kundërshtarë nga të gjitha anët. Lubonja tha se nuk i sheh si disavantazh humbjet e Bashës në zgjedhje pasi “edhe Jezu Krishti të vinte do ta çonin në kryq edhe një herë”.
“Nga përvoja ime e gazetarisë, format kur duam ta devijojmë bisedën është kur bëjmë një pyetje të veçantë dhe nuk e shohim në kontesktin e gjerë. Mund të them 1000 të zeza për Berishën, por ngjarjen e shoh në kontekst. Mund të analizoj pluset dhe minuset në këtë luftë për pushtet. Lufta për pushtet çfarë mund të sjellë mirë, apo keq, fitorja e njërit apo tjetrit. Këto janë për të marrë në analizë për të kuptuar nesër do kemi një opozitë më të fortë, apo më të dobët. Nëse do besojmë që njëri është çirimtari, idealisti dhe tjetri i keqi, nuk jemi duke bërë analizë. Në këtë luftë për pushtet do të marrim në analizë avantazhet dhe disavantazhet e njërit dhe tjetrit. Unë gjykoj se Berisha disavantazhet më të mëdha lidhen me faktin që atij njeriu i është dhënë dy herë shansi për tu bërë mirë shqiptarëve duke ardhur në pushtet dhe ka dështuar.
Ka krijuar një figurë që ka probleme të mëdha me shqiptarët. Një kthim i tretë është problematik për pjesën gri, zonën gri. “Më bëj nuse edhe një herë se di si nusëroj”, siç thotë një fjalë, Berishës iu dha kjo mundësi. Berisha ka si avantazh Basha ka këtë avantazh që te të huajit krijohet ideja ka ardhur një i ri, një imazh tjetër. Unë humbjet nuk e quaj disavantazh, edhe Jezu Krishti të vinte do ta çonin në kryq edhe një herë. Ajo që shoh si disavantazh, është që ka partinë copë copë me kundërshtarë nga gjithë anët, mungesën e personalitetit, kurajos, për tu thënë “jo” ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.
“Se Rama është njëra anë e medaljes së këtij regjimi ana tjetër është gjithë oligarkia e krimi organizuar që ky e përdor për të ndërtuar regjimin dhe PD për fat të keq është peng e kësaj dopio medalje Rama-oligarkia Unë ngulmoj dhe ia kam thënë edhe Bashës mos e përqendro të Rama problemin se jeni të dënuar që nëse doni të ktheheni në pushtet, Bashkë me Ramën të godisni dhe gjithë oligarkinë. Po nuk godite oligarkinë e të bësh popullin me vete… Edhe Berisha kursehet të godasë oligarkinë që ka qenë e lidhur me PD, këtë se ka bërë as Basha, janë peng të dy palët të oligarkisë e cila ka zgjedhur Ramën. Po nuk e kuptuan këtë as njëri as tjetri as të dy bashkë nuk kthehen në pushtet“, shtoi analisti.