MENU
klinika

“Qeveria s’e njeh gjendjen reale"

Fermeri tregon bisedat me Ramën: Ramë dakort të ulemi të flasim

25.11.2021 - 12:12

Një nga përfaqësuesit e fermerëve protestues që u takua me kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend foli për mediat dhe lajmeroi se eshte rene dakort qe ata te ulen me eksperte te qeverise dhe te flasin per problemet qe ata kane.

Sipas fermerit, “qeveria nuk e njeh gjendjen reale të fermereve”.

“Janë miliona euro investime nga remitancat e kredi që janë në rrezik se 30% e fermereve sivjet s’kanë poprositur për të mbjell sezonin e ardhshëm se kanë 3 sezone rresht që dështojnë për shkak të krizave të tregut mos orientimit nga ministria e Bujqesise për cfarë të mbjellin produkte që absorbon tregu“, tha ai.

Fermeri tregoi se nje nga problemet ne diskutimet me eksponente te qeverise eshte se kur therriten per te folur, “na tregohet si punojme ne”.

“Problemi është që ne kemi një traditë që na thërresin për të dëgjuar e pastaj na tregojnë se si punojmë ne. Thërresin atë që punon tokën e i thonë ta them unë si e punon tokën ti?

Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh mua që kam ardhur unë të tregoj cfarë vështirëish kam.

Megjithatë kryeministri pranoi këtë këndvështrim tonin i thamë që mirë është ta dëgjosh nga ne kontekstin real e pastaj ta krahasosh me ca të informojnë nëpunësit e shtetit.

Ramë dakort që të ulemi pas disa debateve të ulemi të flasim.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama merr një përfaqësi të tyre për të biseduar

Fermerët në protestë jashtë Kuvendit