MENU
klinika

“Nuk ka kuvend”

Gazment Bardhi pas depozitimit të 4200 firmave: Berisha bëri blof

10.11.2021 - 22:34

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si blof dhe tallje për demokratët deklaratat e Berishës për mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai tha se firmat nuk janë mbledhur dhe se për të realizuar Kuvendin, statuti parashikon firmat e ¼ të anëtarëve. Gazmend Bardhi u tregua i prerë ku tha se Kuvend Kombëtar nuk do të ketë!

“Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di shumë mirë rregullat si funksionon PD. Ajo që tha sot s’ka lidhje me statutin e PD dhe funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht se Sali Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët.

Ai nuk ka mundur të mbledhë ¼ për të vendosur në lëvizje procedurën për mbledhjen e Kuvendit KOMBËTAR. Sepse ai e di mjaft mirë se nëse mblidhet ajo shumë kur dorëzohen firmat. Ajo që pamë sot është tallje e madhe për demokratët. PD është një institucion. Funksionon mbi bazën e statutit të PD dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat të pretendohet se mbahen sekret anëtarët e Kuvendit Kombëtar nga anëtarët e PD. Nuk ka fyerje më të madhe për demokratët, për të thënë se anëtarët janë sekret.

Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionimin demokratik të PD, do të duhet të ndjekë procedurën sipas situatat të partisë. Demokratët e dinë procedurën, Sali Berisha e di edhe më mirë se një demokrat i thjeshtë procedurën e mbledhjen e institucioneve. Para një muaji u tha që u mblodhën 80% e firmave, më pas u thanë 90%, më pas u tha 110 %, ndërsa sot deklaruan se janë mbledhur 60%. Kjo tregon që ka qenë një blof dhe nuk është arritur mbledhja e ¼ e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit. Nuk ka kuvend. Nuk ka! Ju e dini si është procedura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar ka më shumë se 7 mijë anëtarë të tij dhe duhet për mbledhjen e Kuvendit duhet të mblidhet ¼ e më pas vijoj procesi deri në thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ndaj statuti ka procedura një muaj kohë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Procedura nuk zhvillohet duke mbyllur në kasafortë firmën e tyre”, tha Bardhi.