MENU
klinika

I zhdukur prej datës 20 tetor

Gjendet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha

06.11.2021 - 13:43

Është gjetur i vrarë biznesmeni 43 vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banues në afërsi të zonës së “Treshit”, në Tiranë, raporton News24. 

Bëhet fjalë për biznesmenin Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor, e për të cilin ka bërë kallëzim i biri, Samir Hoxha, më datë 24 tetor, në Komisariatin Nr.5.

Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës u gjet pranë Malit me Gropa. Hetuesit ndoqën itinerarin e mjetit të viktimës për të arritur në vendin ku ata dyshonin se mund të gjenin trupin e tij.

Kafen e fundit ai e ka pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, por aty u arrestua.

HETIMET

Sipas Policisë së Tiranës, më datë 24.10.2021, shtetasi Samir Hoxha ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, verifikuan çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë iu përcollën Prokurorisë së Tiranës dhe mbi bazën e tyre u regjistrua procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.