MENU
klinika

“Jemi gati për Zgjedhoren”

Gjiknuri: Presidenti i ri? Të hapur për propozime nga PD

11.11.2021 - 13:22

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri nga Elbasani u shpreh se shumica socialiste është gati që të ulet në tryezën e reformës zgjedhore, por theksoi pa ndryshuar traditën.

“Komisioni i Reformës Zgjedhor ka një standard të ndjekur, që janë rekomandimet e OSBE-së dhe cështje të tjera që lidhen me amendimet e Kodit Zgjedhor.

Ata që kërkojnë të zgjerojnë apo devijojnë nga ky objekt është një devijim i traditës së krijuar deri tani. Ne jemi gati të ulemi në komision për të adresuar cështjet e mbetura” tha ai.

I pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi Ilir Metës i mbaron mandati në korrik të vitit 2022, numri dy i PS-së tha se shumica është e hapur për një figurë konsensuale. “Fryma e Kushtetutës është që të synohet një president konsensual, do të jemi të hapur edhe për propozime që mund të vijnë nga opozita, kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale dhe patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe kryeministri e ka bërë të qartë” tha ai.

Zhvillimet brenda PD-së dhe deklaratën e Berishës se synon që të rikthehet si kryeministër, nuk pranoi që t’i komentonte. “Ata luftën e kanë mes veti. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD-së se kë do të kenë lider ata, atë e vendosin anëtarët e PD-së” theksoi ai./