MENU
klinika

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier

Gjykata jep masën arrest me burg në mungesë për Klodian Çalamanin

18.11.2021 - 12:40

Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8-vjeçarit në Fier do të qëndrojë në burg. Mësohet se Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë mëngjesin e sotëm, pas tensioneve që janë regjistruar në ambientet e saj.

Seanca gjyqësore është zhvilluar pa prani të autorit 38-vjeçar për shkak të situatës së tensionuar përpara gjykatës së Fierit, ku familjarë dhe qytetarë të revoltuar tentuan të hyjnë me forcë.

Korrespondentja e Panorama.al raporton se Klodian Çalamani deklaroi përpara policisë se nuk donte që të ishte i pranishëm në gjykimin e tij.

Ndërkohë trupi gjykues me pjesëmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Çlirim Sino është caktuar masa arrest me burg.