MENU
klinika

Pas opinionit final të Venecias

Gjykata Kushtetuese vendos sot për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019

02.11.2021 - 09:53

Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë me një vendim përfundimtar, nëse ato ishin legjitime apo jo. 

Sipas Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por kjo nuk e pengon që të ushtrojnë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.

Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët.

Presidenti Ilir Meta deri më sot ka refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi  nuk pranonte ta njihte 30 Qershorin,  por Partia Socialiste  pret që Presidenti të  ndryshojë qëndrim pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndroje në detyre, ndërsa 5  bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.