MENU
klinika

Rinovim patente dhe ristestim

Dy kategoritë e shoferëve që marrin pjesë në provim

17.11.2021 - 20:40

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka shpjeguar arsyet se pse u mor vendimi për të kryer një ritestim i njohurive i atyre personave që duan të rinovojnë patentën, e quajtur ndryshe leje e drejtimit.

Në një intervistë për Zona Zero, ai tha se nuk bëhet fjalë për të gjithë personat që rinovojnë patentat, por për dy kategori shoferësh.

“E para përfshihet kontingjenti i kundërvajtësve përsëritës, që janë në listën e kontingjentit negativ. Shkelës të rëndë, përsëritës. Nëse ke heqje pikësh në vit nga patentat. Si e nxjerrim ne këtë? Kodi Penal jo më kot se thotë se azhurnohet lista e mjeteve në raport me aksidentet, të ndodhura nga moti, rruga, akulli apo faktorë të tjerë. Mbi bazën e kësaj përcaktohen dhe llojet e shkeljeve. Pra nëse ke penalizime në pikët e patentës futesh në ritestim. Kategoria e dytë, rinovimet, përfshihen ato që i kanë disa vite pas skadencës, nëse ju ka skaduar patenta në 2016, dhe vini në 2021 ne e konsiderojnë të nevojshme për ti dhënë një rikujtesë të parimeve bazë. Për tre vite lart. Nëse keni dy vite pa i dhënë makinës, në Angli shkoni në test praktike, në Itali në se ke tre vite e sipër. Ne po flasim për pit stope dhe jo për riprovime”, theksoi Gonxhe.

Cdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!