25.11.2021 - 12:08
Për 3 muaj nuk kanë marrë rrogat, fabrika u mbyll në mënyrë misterioze, ndërsa shpresonin tek prokuroria por edhe aty nuk po marrin zgjidhje.
Ky është fati i rreth 30 grave të një fasonerie ne qytetin e Shkodrës të cilat kërkojnë të marrin pagat. Pas dy shkresave pa përgjigje, serish një përfaqësi e grave shkoi pranë prokurorisë por edhe ketë here nuk morën përgjigje.
Punonjëset akuzojnë se dy pronaret pasi kanë mbyllur fabrikën duke mos iu dhëne rrogat, kanë hapur serish një fabrike të re me një emër tjetër. Ky nuk është rasti i parë që në Shkodër protestohet për të tilla fenomene kundër pronareve të fasonerive.