MENU
klinika

Laborator të ri informatike

Green Coast pajis shkollën dhe kopshtet në Himarë

24.11.2021 - 11:55

Nxënësit e shkollës “Gjik Bixhili” në Dhërmi këtë vit akademik mund t’i zhvillojnë temat e teknologjisë së informacionit në një laborator të ri informatike. Green Coast pajisi me infrastrukturën e duhur laboratorin e shkollës, në mënyrë që mësuesit të zhvillojnë më mirë lëndët e kurrikulës.

1

Drejtoresha e shkollës, Eva Petromilo, vlerësoi bashkëpunimin dhe theksoi vlerën që merr teknologjia në ditët e sotme. “Krahas temave të mësimit, laboratori u jep mundësi nxënësve dhe mësuesve tanë të praktikojnë edhe mësimin online, i kthyer tashmë në domosdoshmëri”, u shpreh ajo.

Kompania Green Coast plotësoi nevojat edhe të kopshteve në zonën e Himarës, me produktet didaktike dhe argëtuese sipas grup moshave për rreth 160 fëmijët që i frekuentojnë.

2

Latif Drenofci, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Green Coast, ishte i pranishëm në të dy institucionet dhe theksoi angazhimin e të gjithë Grupit BALFIN për të dhënë kontribut në komunitetin ku shtrin aktivitetin. Ai theksoi se “kontributi për arsimin është ndihmë për një shoqëri më të mirë. Green Coast, si pjesë e Grupit BALFIN, do të jetë përkrahëse e vazhdueshme e arsimit dhe kulturës në zonën e Himarës dhe komunitetin vendas e konsideron partner në veprimtarinë e vet të përditshme”.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë