MENU
klinika

Biseda e Ramës me fermerët

“Grumbulluesit hedhin gurin e fshehin dorën”

25.11.2021 - 14:32

Javën e ardhshme kryeministri Edi Rama do të presë në zyrën e tij një përfaqësi të fermerëve për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre. Vendimi është marrë gjatë takimit të sotëm në Kuvend, ku kreu i qeverisë u takua me disa prej tyre që ishin mbledhur për të protestuar jashtë godinës së seancave plenare.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga biseda e zhvilluar ditën e sotme duke theksuar se ishte shumë më i dobishëm se debatet në sallën e parlamentit, ku sipas tij sundojnë akuzat, shpifjet dhe sharjet me natyrë personale. Në takim, Rama shigjetoi grumbulluesit duke theksuar se ata hedhin gurin dhe fshehin dorën. Ata ranë dakord për të diskutuar një mënyrë të re adresimi të fondit dhe qasjes së financimit nga ana e qeverisë.

Biseda e Ramës me fermerët

Edi Rama: Ne pse e kemi bërë deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë se kanë punën e tyre, deri dje nuk kanë qenë fare. Ose shkonit me karrocë me kalë. Ju bënte të mos kishit asnjë lloj aftësie për të ruajtur prodhimin për ditët kur është çmimi më i mirë. Kjo e bën çmimin më të ulët sepse kur shet tek e tek je për të mbijetuar nuk je për të bërë biznes. Grumbulluesit që hedhin gurin dhe fshehin dorën kanë marrë mbështetje për të bërë pikat e grumbullimit dhe rolin e agjentit për ta sjellë diferencën deri tek ju nuk e kanë luajtur

Eduart Sharka: Ne kemi dy vjet. Këtë radhë janë bashkuar edhe pikat e grumbullimit pasi e kuptuan edhe ata që pa fermerët nuk bëjnë dot. Fermerët nuk kanë mbjellur këtë vit sepse janë të paorientuar

Edi Rama: Nëse gjendja do ishte njësoj për të gjithë do thoja që ke të drejtë por nuk është njësoj për të gjithë. Nga 1 janari deri në 1 tetor janë më shumë se në vitin 2019. Këtu është çështje organizimi dhe çuarja e parasë në drejtimin e duhur. Paraja ka devijuar. Janë 9 mln dollarë.

Eduart Sharka: 9 mln dollarë janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Unë po flas për atë që heqim ne nga buxheti jonë. Është shumë e qartë si jepet ajo. 9 mln dollarë në një sektor që ka 3.5 mld dollar.

Eduart Sharka: Janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Një minutë mo një minutë se e di unë për çfarë janë. 9 mln që ne nuk do i japim më në atë formë sepse na devijonin grumbulluesit. Por nuk do të ikë nga bujqësia. Madje është 2-fishi sot për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Si do shkojë te fermeri? Nuk ka shans të shkojë tek e tek. Mos të dalin të bëjnë këto aventurat

Eduart Sharka: 9 mln dollarë është vetëm TVSH. Ne themi ky 9 mln dollarë duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne

Edi Rama: Jam gati të ulemi prapë. Të diskutojmë. Nëse ju keni një ide që është më e mirë se ideja jonë hajde ulemi ta diskutojmë.

Fermeri: Ne nuk kemi ekspertë për tokën. Nuk dimë çfarë hedhim në tokë. Unë jam ekspert për të punuar por nuk jam biolog. Unë shkoj te farmacia atje i them çfarë dua. Kam harxhuar 2 mln lekë të vjetra vetëm për spërkatje. Njëherë në katër ditë bëj vetëm spërkatje.

Edi Rama: Kjo është arsyeja pse ne po ndryshojmë qasje sepse qëllimi është të formalizojmë sektorin.

Edi Rama: Të jap fjalën këtu që javën tjetër ulemi. Merr kë të duash. Hajde flasim me argumente. Me sa kuptoj qëllimi është i njëjtë. Sepse edhe ju nuk doni që leku të hidhet kot. Të bëjmë më të mirë me mundësitë që kemi. U morëm vesh që kjo siç ishte nuk qëndron.

Eduart Sharka: Ka një llogaritje gabim

Edi Rama: Do e flasim edhe atë patjetër. Sot e keni më të madh seç e kishit. Te zyra ime do takohemi. Edhe ju edhe ne do ulemi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN