MENU
klinika

Samiti për demokraci, SHBA nuk fton Kosovën

Haradinaj: Kurti po degradon marrëdhëniet me Amerikën

06.11.2021 - 12:29

SHBA do të jetë mikpritësja e takimit të lartë për demokraci, i cili do të zhvillohet me datë 9 dhe 10 dhjetor. Në këtë takim janë të ftuar rreth 100 vende të botës, ku do të marrin pjesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë një ftesë të tillë. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të marrin pjesë në samit.

Administrata amerikane ende nuk e ka publikuar listën e vendeve pjesëmarrëse në samitin online që do të zhvillohet, por lista është bërë me dije nga një portal amerikan “Politico”.

Mbi lajmin se Kosova nuk do të marrë pjesë në samit ka reguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku sipas të cilit kjo vjen si rezultat i qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj shkruan se Kurti ka degraduar marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa i bën thirrje atij normalizojë marrëdhëniet me Amerikën pasi ajo është një aleat strategjik për Kosovën.

“Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit. Aftësitë eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në raportet me ShBA-të, janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga askush.Ky degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur.

Ftoj kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon. Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik. Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë”, shkruan Haradinaj.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat