MENU
klinika

Konfirmimi

Historike, një pilot kinez në Formula 1

16.11.2021 - 13:35

Skuadra e Alfa Romeo Racing ka zyrtarizuar sot emrin e pilotit kinez Guanyu Zhou, që do të garojë në Formula 1 sezonin e ardhshëm. Ai do të zërë vendin e italinit Antonio Giovinazzi, që pas 3 sezonesh do të largohet.

Zhou është piloti i parë kinez që do të garojë në sportin e Formula 1. Ai do të ketë si shok skuadre veteranin finlandez Valtteri Bottas, që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Mercedes dhe zë vendin e Raikkonen, që e mbyll me garat.

Zhou, 22 vjeç, ka qenë fillimisht pjesë e Akademisë Ferrari dhe më pas e Renault. Me Renault ai debutoi vjet në testet e fundsezonit, të zhvilluara në pistën e Yas Marina si dhe këtë vit, me Alpine, në sesionin e parë të provave të lira në Austri.

“Që i vogël e kisha ëndërruar këtë debutim në Formula 1 dhe tani ëndrra bëhet realitet. Ndihem gati për këtë aventurë. Objektivi im është të mësoj sa më shumë dhe sa më shpejt. Për mua është nder të përfaqësoj Kinën në Formula 1”, – tha Zhou.