MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Holanda në Botëror, Turqia e Ukraina sigurojnë play-off

16.11.2021 - 23:45

Holanda rikthehet të marrë pjesë në Botëror pas mungesës në Rusi 2018. Tulipanët fituan 2-0 ndaj Norvegjisë, packa se edhe 1 pikë do të mjaftonte. Nuk ishte aq e lehtë, në rast humbje, Holanda do të mbetej jashtë.

Mbyllen kështu kualifikueset e Botërorit 2022 me verdiktet e fundit. Holanda, falë fitores 2-0 të arritur sonte ndaj Norvegjisë me golat e Bergëijn dhe Depay kualifikohet në Katar direkt, ndërsa vendi i dytë do t’i përkasë Turqisë, që mundi Malin e Zi sonte 1-2 me përmbysje.

Jashtë Botërorit Norvegjia dhe sidomos Haaland, që do të mungojë në Katar (sonte nuk luajti sepse i dëmtuar). Kalon në play off edhe Uellsi, që me barazimin e arritur ndaj Belgjikës ka siguruar një shans për të shkuar në Botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN