Edhe ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në pyllin e Sodës dhe në plazhin e Vjetër.
Këtë të enjte aksioni vijon në plazhin e Vjetër ku është shembur një objekt bar kafe me bazë hekuri dhe betoni.
Deri tani nuk ka pasur kundërshtime pasi fillimisht po shemben objektet e braktisura prej kohësh.
Në total 40 objekte që do të shemben gjatë këtij aksioni të IKMT, ndërsa deri më tani janë shembur dy objekte.
Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.