MENU
klinika

Ish-sulmuesi i Juves dhe i Italisë

Ish-trajneri i Dinamos përfundon në burg

24.11.2021 - 00:30

Drejtësia vonon, por vepron. Kështu ka ngjarë me një ish-futbollistët e kombëtares së Italisë, Fabrizio Miccoli, që ishte pjesë e klubit të Dinamos dhe zëvendëstrajner i skuadrës kryeqytetase në janar të këtij viti.

Janari i vitit 2022 do ta gjejë atë në burg, pas një vendimi që ka dhënë Gjykata e Kasacionit në Palermo, e cila ka ndëshkuar përfundimisht ish-sulmuesin italian me 3 vite e gjysmë pas hekurave.

Miccoli akuzohej për zhvatje bashkë me Mauro Laurichella, djali i një prej bosëve të mafies italiane, i cili ka përfunduar vetë pas hekurave për 7 vite. Miccoli ishte munduar që të rikuperonte 12 mijë euro nga pronarët e një diskoteke, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve të stilit mafioz.

Ndërkohë, në përgjimet telefonike ai dëgjohej duke përshkruar edhe të ndjerin, gjykatësin Giovani Falcone, si “baltë”, fraza për të cilat më pas kërkoi falje. Ish-futbollisti ishte dënuar që në shkallën e parë dhe ky vendim qëndroi në fuqi deri në fund, edhe pse Miccoli pretendonte se nuk e dinte që Laurichela kishte lidhje familjare me mafiozë.

Për dënimin që është dhënë sot, nuk ka masa lehtësuese apo ndryshim dhe tashmë Miccoli do të jetë i detyruar që të kalojë tre vite e gjysmë në burg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon