MENU
klinika

Situata pandemike

Italia drejt vendosjes së “Green Pass” edhe për stadiumet

16.11.2021 - 15:09

Qeveria italiane është duke përgatitur një shtrëngim të masave me “Green Pass” nëse rastet e infektimeeve do të jenë në rritje. Ky vendim do të merret përfundimisht ditën e premte, ku monitoruesit do të vlerësojnë rastet me koronavirus.

Nismat e para do të kishin të bënin me një shtrëngim të kushteve për marrjen e certifikatës së gjelbër dhe sektorin e kohës së lirë që mund të rezervohej vetëm për personat e vaksinuar.

“Green Pass” do të lëshohej, për kinematë, teatrot, stadiumet, baret dhe restorantet, vetëm për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit me të dyja dozat dhe për ata të shëruar për jo më shumë se gjashtë muaj, duke përjashtuar kështu tamponin, e shpejtë dhe molekular.

Kjo është arsyeja pse qeveria po mendon për një model shtrëngimi të asaj që po ndodh në Austri kohët e fundit. Gjithsesi, në Itali vlen të theksohet se aktualisht stadiumet e futbollit janë të lejuara me një kapacitet 75%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN