MENU
klinika

Rama fermerëve protestues

“Jeni të keq informuar, arsyeja pse e hoqëm rimbursimin 6%”

21.11.2021 - 12:07

Teksa prezantohet buxheti për vitin 2022 për fermerët, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek protesta e fermerëve.

Sipas Ramës heqja e rimbursimit 6% është në të mirë të tyre. Këtë ai e ka shpjeguar duke thënë se fillimisht këtë rimbursim e kontrollonin grumbulluesit, ndërsa tashmë synohet që ky 6% të bashkohet në buxhetin për fermerët që do u shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Rama ka theksuar se ky rimbursim 6% është përllogaritur 9 milion euro.


“Protesta janë legjitime, por besoj që ata që kanë marrë pjesë, janë të keq informuar. Është e thjeshtë në shifra. Dhe pse kemi vendosur të heqim rimburismin 6% dhe çfarë do të bëjmë me ata para? Se këto janë të nevojshme për të kuptuar. Është hedhur një hapa para dhe jo mbrapa. Me këtë skeme 6% ne synonim që përmes shfrytëzimit të kapacitetit të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri. Shifra në fund fare ka rezultuar shifër modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Në këtë fazë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverisë. Ka rezultuar rreth 9 milion dollar. Dhe të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit. Presh shifrën e 1.3 miliard dollar, dhe sa mundtë impaktohet nga 9 milion euro. Në bëjmë shumë me këtë duke synuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet.” tha Rama.