MENU
klinika

Situata në PD

Kadilli: Berisha fosile politike që nuk ofron asgjë

08.11.2021 - 23:14

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli shprehu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të PD.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se PD nuk shkon përpara me në krye Lulzim Bashën apo Sali Berishën, por i duhet një parti më e hapur dhe e bashkuar.

Ai argumentoi se të dy figurat politike janë të konsumuara dhe nuk kanë çfarë të ofrojnë më.

“Çfarë do zoti Basha? Do të përdorë pushtetin në PD për nevoja personale. Edhe grupi që ka caktuar me forumin tregon se ata kanë më shumë lidhje personale me të, se sa me partinë. Çfarë duan shqiptarët? Ata duan një parti fituese, të bashkuar dhe më të madhe se sa është. Këta të dy nuk i japin. Nuk i përmbushin këto.

Basha jo. Partia duhet bërë më e madhe se kryetari. Partia është ndarë në dy copa sot. Çarja është reale. Vetëm për këtë, Basha duhet të ikte, ose të paktën të kërkonte votë besim. Ai nuk përmbush dot nevojat e shqiptarëve që duan të jenë të mbrojtur nga opozita. Kjo tregon që Basha i ka lënë qytetarët pa opozitë. As zoti Berisha nuk ofron asgjë, është një fosile politike që sot duket si mirazh. Nuk e gjykoj unë dot nga ajo që thotë se do të bëjë, kur unë e kam parë 31 vite që kam bërë. A ka qenë i zoti? Ndoshta më i zoti, por a ka qenë më i mirë? S’e di. Duhet të rishpikim PD. Berisha kërkoi falje për përfshirjen e Bashës, por ai e afroi atë. Duhet t’i përgjigjemi demokratëve, e më pas shqiptarëve”, tha Kadilli.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin