MENU
klinika

“Për mua divorci është shaka”

Kanye West çudit me deklaratën për Kim

06.11.2021 - 08:57

Kohët e fundit është përfolur se Kim Kardashian ka nisur një romancë me Pete Davidson, pasi ata janë parë disa herë duke drekuar e darkuar së bashku, madje dhe duke ecur të kapur për dore, duke lënë kështu pas krahëve marrëdhënien me Kanye West.

Mirëpo, reperi duket se nuk mendon kështu. Në një episod të ri të podcastit “Drink Champs”, ai foli krahas të tjerave edhe për yllin e “KWTKS”, dhe kritikoi “Saturday Night Live” për keqinterpretimin e ndarjes së tyre dhe pranoi se dëshiron të pajtohet.  “As që i kam parë letrat e divorcit. Ne as nuk jemi divorcuar,” tha ai për “Drink Champs” në Revolt TV. “Për mua nuk është shaka. Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë”, tha ai.

West fajësoi gjithashtu median dhe ekipin e Kardashian për “promovimin” e idesë së divorcit për t’u përpjekur që të bindin Kim-in për idetë e shfaqjeve të reja televizive.

Mirëpo, intervista është xhiruar para se të qarkullonin lajmet për një lidhje mes Kim dhe Pete, ndaj mbase Kanye do të ndryshonte mendim…