MENU
klinika

Do t'ju duhen këtë periudhë...

Këto bimë ju ndihmojnë të keni imunitet më të fortë

04.11.2021 - 10:30

Është e nevojshme që shpeshherë të marrim masa për ruajtjen e sistemit imunitar të fortë e të qëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

Disa përsona janë shpesh më të prekur nga ndryshimet ushqimore dhe si pasojë organizmi mund të humbasë imunitetin duke marrë sëmundje të ndryshme. Që të parandaloni të gjithë këta faktorë që ndikojnë në rënien e imuniteti përdorni sa më shumë  këto ushqime:

1.Grejpfruti

Disa kërkime shkencore kanë theksuar benefitet e shumta të farave të grejpfrutit: të dobishme për të luftuar kërpudhat e dëmëshme, irritimet dhe mykun, ato përmbajnë substanca dezinfektive që i bëjnë të çmuara kundra kolitit, dhimbjeve të barkut, kariesit, bllokimit të hundëve, gëlbazës dhe dhimbjes së fytit. Ekstraktet e farave të grepjfrutit mund të gjenden edhe në dyqane bimësh mjekësore: të pasura me substanca ushqyese, ato ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe shëndetit të mëlçisë. Mos harroni që një mëngjes me një lëng agrumesh të shtrydhura gjatë  dimrit është një ritual i mirë për të forcuar mbrojtjen imunitare falë vitaminave dhe fibrave të ushqimeve natyrale e të freskëta.

2.Hudhra dhe qepa

Qepa ka një veprim antibakterial dhe së bashku me hudhrën, edhe antiviral. Për t’u marrë sa më shumë vlera, gatuajini në avull, në tigan me pak vaj ulliri ose konsumojini të gjalla. Hudhrën gjithmonë shtypeni dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta në mënyrë që të oksigjenohet alicina, për t’i marrë maksimumin e vlerave të saj.

3.Trëndafili i egër

Bohçet e trëndafilit të egër (rosa canina) janë një burim i vërtetë vitamine C. 100 gram të këtyre fryteve janë ekuivalente me 30 portokaj për sa  i përket vitaminës C. Çaji i tyre ndihmon kundër ftohjeve, gjendjeve gripale dhe dobësisë. Përveç të tjerave, trëndafili i egër bën pjesë tek antioksidantët më të fuqishëm të natyrës dhe ka një veprim anti-inflamator dhe anti-plakje.

Kur thahen e humbasin një pjesë të vitaminave, prandaj është mirë t’i konsumoni të freskëta.

4.Xhinseng dhe xhinxheri

Stimulues dhe një medikament i mirë kundër lodhjes, xhinsengu është një prej bimëve mjekësore më të njohura kineze. Mund ta gjeni në dyqane bimësh mjekësore në formë ekstrakti të thatë, çaji, pluhuri, etj. Gjithashtu disa studime kanë treguar se ka një verpim edhe kundra stresit, rrit rezistencën ndaj lodhjes dhe ndihmon në prodhimin e interferonit, substancë që e prodhon trupi, e dobishme kundra shumë sëmundjeve virale.

Së bashku me xhinsengun, xhinxheri është një ingredient i përdorur në Lindje si në kuzhinë, ashtu edhe në mjekësi: i çmuar kundër dhimbjes së fytit dhe gripit, si dhe ndihmon kundra infeksioneve.

5.Propolis

Mjalti nuk është produkti i vetëm i bletëve: qumështi i bletës dhe propolisi janë ushqime të pasura në enegji, të çmuara për të shmangur sëmundjet e stinës dhe për të forcuar imunitetin. Qumështi i bletës është një medikament i shkëlqyer kundër kollës dhe inflamacionit, propolisi është stimulues i imunitetit, fungicid dhe ndihmon në shëndetin e gojës.

6.Shafrani i Indisë dhe speci djegës

E përdorur në kuzhinën orientale dhe e vlerësuar për vetitë dezinfektuese, kurkumaja ose shafrani i Indisë, stimulon tretjen dhe është anti-inflamator, përveçse imunostimulant. Në rastete ftohjes, ilaçi më i mirë është speci djegës. Pak piper i kuq djegës në një supë të ngrohtë ndihmon në çlirimin e rrugëve respiratore. Edhe borziloku gjithashtu është një bimë e pasur me atnioksidantë, është antimikrobik dhe lufton mikrogjallesat.

 7.Trumza

Trumza nga ana tjetër, ka një veprim antispazmatik dhe qetëson inflamacionet orale dhe fytin.