Pesë ekspertë nga tre forcat politika do të asistojnë në procedurat e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbledhjen e sotme të këtij Komisionit, anëtarët kanë miratuar 5 emrat, dy nga PD, dy nga PS dhe një nga LSI.
Ekspertët e PD
Marinela Ziu
Marash Logu
Ekspertët e PS
Erdian Salianji
Mariglen Legisi
Eksperti LSI
Silva Caka
DISKUTIMET NE KOMISION
Alibeaj: Bëhet fjalë për ekspertë specialistë të njohjes së procedurave ligjore të këtij komisioni. Kemi rënë dakord me zotin Toni Gogu që të kemi një numër ekspertësh nga ana jonë dy ekspertë, besoj dhe nga ana juaj. Të kalojmë në emrat konkretë.
Ne propozojmë si ekspert që do asistojnë Marinela Ziun dhe zotin Marash Logu.
Gogu: Ne propozojmë zotin Eridjan Salianji dhe Mariglen Legisi.
Vasili: Propozimi jonë është për zonjën Silva Caka.
Alibeaj: Këta janë ekspertët që do ta asistojnë veprimtarinë e Komisionit Hetimor.
Seanca e radhës e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u caktua për të mërkurën e ardhshme në orën 17:00.