Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference të mbajtur në lidhje me sigurinë globale në Riga të Letonisë, me temë ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”, theksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar kryesisht në situatën në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë.
Stoltenberg theksoi se alenca është e shqetësuar më lidhje me rritjen e tensioneve në rajon dhe ndaj mirëpret që BE dhe NATO të punojnë së afërmi në Bosnje ashtu sikurse dhe në Kosovë.
“Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta. Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë”, tha Stoltenberg.