MENU
klinika

Çfarë ndodh me Serbinë

Kosova merr ftesën për samitin e demokracisë

13.11.2021 - 14:21

Në fund, duket se Kosova mund të marrë vërtet pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me zyrtarë amerikan në Uashington.

Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, javën e kaluar portali amerikan “Politico” një listë prej 100 shteteve pjesëmarrëse.

Në atë listë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin përfshirë Kosova, Serbia dhe Bosnja, ndërsa të ftuara ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Njoftimet e mëhershme që Kosova nuk është ftuar në takim, kishte nxitur reagime të një pjese të opozitës dhe vëzhguesve të pavarur që e vlerësuan këtë si të dëmshme për Kosovën. Por duket se në takim pritet të marr pjesë edhe Serbia.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç i tha televizionit publik serb se në takim do të marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat