MENU
klinika

Shqetësimi nga varianti i ri i koronavirusit

Kosova merr masa të reja kufizuese: Nga 3 janari do…

30.11.2021 - 22:58

Çdo person që do të hyjë në Kosovë duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit. Ky është vendimi i marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e sotme si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët deri më 3 janar duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të paktën me një dozë dhe një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Pas datës 3 janar, qytetarët mund të hyjnë në Kosovë vetëm më certifikatë vaksinimi me të dyja dozat.

Nga ky urdhër përjashtohen disa udhëtarë të cilët janë si më poshtë:

Maska mbetet e detyrueshme, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar makinën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në mjet, gjatë vrapimit e ushtrimeve fizike apo gjatë ngrënies apo pijes.

Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.