MENU
klinika

Pendarovski zbardh bisedën me Biden

“Kosova nuk është më prioritet i SHBA-së”

11.11.2021 - 12:06

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në n jë intervistë të dhënë për mediat vendase ka treguar detaje nga biseda e tij me homologun e tij amerikan Joe Biden.

Kreu i shtetit të Maqedonisë ka bërë me dije se në fokus ka qenë qasja amerikane ndaj rajonit.

Pendarovski ka folur konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i lartë i SHBA-së, të paktën jo sikur në vitin e 1999.

“Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski.

Ndër të tjera në bisedën që e ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë