15.11.2021 - 09:45
Prej sot, 15 nëntor, deri më 15 mars të gjithë shoferët obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në rrugë pa pajisje dimërore.
“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /abcnews.al/