MENU
klinika

Kush e shoqëron kreun e qeverisë

Kryeministri Rama mbërrin në Beograd, pritet nga Ministri i Jashtëm serb!

03.11.2021 - 20:21

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd pasditen e sotme ku do të zhvillohet dhe samiti në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Delegacioni shqiptarështë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit. Mediat serbe kanë publikuar foto të kryeministrit Rama i cili takohet me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Sipas News24, kreu i qeverisë shoqërohet nga Ardian Çela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi.

Kryeministri Rama nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Takimit të tre liderëve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Pas takimeve dhe bisedimeve, liderët e tre shteteve do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Paraprakisht, zëvendëskryeministri maqedonas, Dimitrov është pritur në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla” nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Në një prononcim për Tanjug, Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, është plotësisht e përkushtuar ndaj iniciativës “Ballkani i Hapur”.