Në muajin gusht të vitit të kaluar, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Aktorja e njohur mirëpriti në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Bashkë me të dhe partnerin, ajo ndodhet në Spanjë, ku jeton prej kohësh.
Por shumë ndjekësve iu bën përshtypje, pse Olta nuk e publikon portretin e partnerit, dhe çfarë arsyeje ka. Mirëpo, kësaj pyetjeje aktorja i ka dhënë së fundmi një përgjigje, ashtu siç vetëm ajo di, me doza humori brenda. Në një bisedë virtuale me ndjekësit, Olta ka thënë se fakti që nuk publikon foto me partnerin, është zgjedhja e tij.
“Partneri im është tirans, ka jetuar shumë vite jashtë, është 36 vjec dhe nuk e nxjerr sepse ai nuk ka fare dëshirë, por unë e kam fare problem ta nxjerr, se për më tepër është dhe alamet çuni, mua më duket i bukuri i dheut”, shprehet Olta në Instastory.
“Kështu që ai nuk ka fare dëshirë, por ka edhe një çik turp. Presim tani, sa t’i dalë turpi, edhe një ditë do ta nxjerr, se unë nuk jam njeri pa njeri”, shton aktorja.
Ndër të tjera ajo tregon se për momentin është e fokusuar tek familja dhe djali, por planifikon të kthehet në Shqipëri një ditë, dhe se në planet e saj, ka menduar t’i futet biznesit.