MENU
klinika

Rrëmbeu dhe groposi djalin e komshiut

Kush është autori i krimit makabër?

16.11.2021 - 20:27

Klodian Çalamani mësohet se është autori i krimit makabër në Fier, i cili pasi mori peng një fëmijë e groposi duke i shkaktuar atij vdekjen. 38-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Rezulton se në vitin 2012 në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu, ai mori peng dhe torturoi për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur. Florian Vasiu kishte ngacmuar në mënyrë të përsëritur vajzën që asokohe ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.

Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin pikasur nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e ka takuar të dënuarin dhe i ka thënë që të mos e shqetësonte më. Fill pas këtij momenti ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë.

Floriani dhe Klodiani, planifikuan torturat e fqinjes së mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit rezultoi se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.

Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall