MENU
klinika

Kërkon që të mos rihapen hetimet për Gërdecin

Kush është gjyqtarja që ka në dorë Fatmir Mediun

24.11.2021 - 12:37

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për çështjen ndaj Fatmir Mediut. Seanca do shqyrtohet nga gjyqtarja Albana Boksi. Ish-ministri përmes avokatit të tij mbrojtës ankimoi vendimin e apelit të posaçëm për rihapje të hetimeve ndaj tij.

Rekursi u depozitua rreth 3 javë më parë nga avokati mbrojtës i tij, Ardian Visha, ku kërkon prishjen e vendimit pasi sipas tij eshtë antikushtetuese, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.

Gjithashtu sipas avokatit një tjetër argument është se vepra penale për të cilën ish ministri akuzohet është parashkruar.

Përsa i përket shortit pala mbrojtëse pretendon se Boksi ka konflikt interesi për shkak se ka shqyrtuar disa kërkesa përgjatë protestit. Burime bëjnë me dije se në rast se gjyqtarja nuk jep dorëheqjen do kërkojë përjashtimin e saj, për shqyrtimin e kësaj çështjeje.