Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama. Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, që është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga Ballkani.
Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears”, një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit dhe jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Të paktën deri më tani, pasi tashmë ata janë transferuar në Prishtinë.