MENU
klinika

Kosovë

Ky është fshati ku jetojnë vetëm 4 banorë

21.11.2021 - 14:29

Ky është fshati në Kosovë ku jetojnë vetëm 4 banorë

Në një vend si fshati Drelaj në Rugovë jo vetëm Ramiz Qorraj ka nevojë për një mik por edhe secila gjallesë tjetër që frymon në këto shtigje të ashpra për mbijetesë.

Fshati Drelaj i rrethuar me maje të thepisura të maleve ka një bukuri mahnitëse por po thuajse të harruar nga njerëzimi, ndahet në dy pjesë në Liqenatin e staneve dhe Liqenatin e vendbanimeve ku janë të vendosura ato pak shtëpi, e që më herët në ato lugina kanë jetuar dhe gjallëruar shumë njerëz.

“Fshati Drelaj ndahet në dy pjesë, në pjesën e Liqenatit ku ndodhemi tani te zonave e staneve dhe në Liqenatin në pjesën përballë fshatit ku janë të vendosura shtëpitë.

Fshati Drelaj ka përafërsisht 35 shtëpi, por që janë të pabanuara, në stinën e dimrit “Këtu jetojnë vetëm tre ose katër banorë edhe ata pleq dhe plaka”, tregon Ramiz Qorraj duke bërë më gisht në luginën poshtë nga maja e malit ku edhe gjendej ai për telegrafin.

Histori të veçantë dhe shumë domethënëse për banorët lokal të kësaj pjese e kishte edhe vendi i quajtur Gryka e Hutës.

Kjo grykë për banorët e kësaj rrethine sipas bacit Ramiz, i’u ndihmonte shumë atyre që jetonin në këtë fshat për kullosjen e bagëtive që ishin burimi kryesor i jetesës në këto vende.

“Tani gjendemi në Grykën e Hutës, kjo pjesë edhe përpara por edhe tash është e dedikuar për banorët gjatë stinës së verës, këtu kanë ardhur me bagëti sepse këtu ishin stanet e verës. Këtu ata do të qëndronin nga fillim muaji maj deri ne fund muajt shtator ose tetor, ndërsa gjatë dimrit kanë zbritur në fshatë poshtë”, rrëfen ai me një nostalgji dhe me një ngazëllim që i vërehej në sy.

“Kjo është një zonë e Rugovës e pasur me pyje me ujëra dhe me kullota është një pjesë e bukur e Rugovës. Në këtë pjesë e kemi edhe liqenin që vetë këto pjesët e Liqenatit e ka marrë këtë emër nga liqeni që gjendet pesë kilometra larg nga këtu dhe karakterizohet me një klimë shumë të mirë sidomos edhe për personat që kanë anemi, bronhit e sëmundje të organeve të frymëmarrjes sepse vetë klima këtu është e shërueshme, e po ashtu edhe një vend shumë i mirë për dashamirësit e natyrës”, tha Qorraj duke ecur drejtë shtëpive nga druri.

Fshati Drelaj përsos që të jep shumë gjëra që natyra ja ka falur dhe të krijon një varësi që mos të mundësh ta lësh e të shkëputësh prej tij, ai i ka dhuruar Kosovës edhe gjak.

Jashar Haxha, Tak Rrustemi, Tafil Ahmeti, Rifat Shala e shumë të tjerë janë rugovasit që sakrifikuan jetën për liri.