MENU
klinika

Publikojnë pamjet nga kënga e re

Ledri Vula dhe Tayna konfirmojnë bashkëpunimin

03.11.2021 - 11:44

Dy ditë më parë Tayna dhe Ledri Vula ngritën dyshime në rrjetet sociale se po sjellin një bashkëpunim. Ishte Tayna ajo që publikoi disa foto ku shihej e veshur si një flutur duke shkruar: “Këtë vit vendos të jem flutura në stomakun tënd!” Ajo i ka bërë tag Ledrit në këto foto dhe ky i fundit nga ana tjetër, ka komentuar vetëm me emojin e syve.

Nuk ka vonuar shumë dhe sot Ledri dhe Tayna kanë konfirmuar bashkëpunimin. Ata kanë publikuar në rrjetet sociale një video të shkëputur nga videoklipi i tyre duke shkruar “Coming soon”. Deri tani nuk dihet as titulli e as data e publikimit por mezi po presim.

 

Kujtojmë se dy reperët bashkëpunuan për herë të parë në 2018 bashkë për këngën “A je” që rezultoi një sukses i vërtetë e sot numëron mbi 40 milionë klikime. Mes dyshes u vu re një super kimi dhe fansat u kanë kërkuar shpesh një tjetër bashkëpunim. Më në fund ata ua realizuan dëshirën.

 

 

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV