MENU
klinika

Vajza vishej me rroba luksoze, mbante “Iphone 12”

Lihet në burg polici dhe tutori, dëshmitë për 13-vjeçaren

22.11.2021 - 11:31

Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët ose media, Gjykata e Sarandës ka vendosur të lërë prapa hekurave shtetasit, Petraq Rako, 63-vjeç, banues në fshatin Mursi të Konispolit me detyrë oficer i Policisë Kufitare dhe shtetasin, Stefan Koloi, 62-vjec banues në Xarrë, Konispol. Për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Ata akuzohen për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucion” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Gjatë seancës sipas burimeve, ata kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, pavarësisht se Policia i ka arrestuar në kushtet e flagrancës.

HETIMET

Burime konfidenciale bëjnë me dije se po vijojnë hetimet intensivisht, pasi ka dyshime edhe për të tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjeçaren. Burimet thanë gjithashtu se të kryhet edhe ekspertizë shkencore të ADN-së për të provuar me fakte abuzimin seksual ndaj vajzës, e cila përdorej si prostitutë nga 62- jeçari Koloi në lokalin e tij në fshatin Xarrë. Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë, siç u shpreh Policia, por edhe organi i akuzës, përsëri ata gjatë seancës kanë mbajtur qëndrim mohues.

DËSHMITË

Vajza vetëm 13-vjeç kishte ndërprerë thuajse plotësisht shkollën, ndërsa jetonte me qira larg familjes, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. Familjarët e vajzës janë shprehur më pas se kishin informacion se e afërmja e tyre punonte në Ksamil si pastruese. Mësohet se të miturën vinin nga Xarra çdo ditë e merrnin në orën 16:00 dhe e sillnin në 22:00. Por, njëherësh nga punonjës të shërbimit social dhe Policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante “Iphone 12”, kryente “make-up” dhe kishte marrë banesë me qira në Sarandë. E mitura është fëmija i vogël i një familjeje, me 7 fëmijë njeri prej të cilëve ka vdekur. Kjo familje ka ardhur para disa vitesh në fshatin Gjashtë nga Berati, ndërsa nëna e fëmijëve është invalide.

NGJARJA

Kryeinspektori i Policisë dhe tutori i 13-vjeçares, përfunduan në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Shfrytëzuesit”. Policia tha se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi njëmujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Policia thotë se Stefani Koloi ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L. H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient (lokal) për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit. Burimet bëjnë me dije se lokali që përdorej nga Stefan Koloi qëndronte më shumë i mbyllur dhe përdorej vetëm në rastet kur gjendeshin klientë. Dyshohet gjithashtu se, edhe efektivi është kapur brenda lokalit në momentin që Policia ka shkuar për të zhvilluar operacionin.

Rasti i vajzës është denoncuar më herët nga drejtori i shkollës ku ajo studion, i cili tregonte se nxënësja ishte larguar nga shtëpia e saj dhe jeton me qira në Sarandë. Sipas denoncimit, vajza shkonte gjithmonë vonë në mësime dhe e veshur në mënyrë të ekzagjeruar. Drejtori kërkoi ndihmë që të shpëtojë të miturën, duke theksuar se shkolla nuk ka as psikolog që nga muaji shkurt i vitit të shkuar dhe i dukej e palogjikshme që një 13-vjeçare të jetojë e vetme në shtëpi me qira, duke i ditur edhe kushtet sociale të familjes së saj. Nëna tregoi se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira. “Vajza ka tentuar të vetëvritet”, rrëfen nëna e përlotur, duke u thënë atyre “nuk ju kam prindër”. Gjithashtu tha se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve, e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi. “Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë?”, ka thënë nëna e vajzës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfrytëzonte 13 vjeçaren për prostitucion (EMRI)

Tjetër skandal seksual, arrestohet kryeinspektori i Policisë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë